Kandidatja e Vetëvendosjes për deputete: Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 euro i ka prej meje

  • A.P /
  • 23 December 2020 - 15:10
Kandidatja e Vetëvendosjes për deputete: Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 euro i ka prej meje

Gazetari Valon Syla u sulmua gjatë ditës së djeshme në pikë të ditës në lagjen “Pejton” të kryeqytetit. Sulmi lidhet me punën e tij si gazetar.

Pro sulmit të tij është shprehur ish-kandidatja e Vetëvendosjes për deputete, Valbonë Bajrami.

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur se kushdo që e bën për spital Valon Syla 500 euro i ka nga ajo.

Image

Sipas saj definicioni i fjalës së lirë nuk duhet të “dallashitet” me ofendime e paragjykime të rënda.

Shkrimi i plotë:

“Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 i ka prej meje dhe ka 100 për secilin banalist që ja dallashitë defenicionit të fjalës së lirë, me ofendime dhe paragjykime të randa.

Atyne që ja u dhajnë ka një flakareshë, sepse atë që e thotë Valoni e konsiderojnë mendim, I kanë ka 10 euro. Që a kam harru naj nënkategori, ju kërkojë ndjesë.

Personi i dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi  ka treguar se: “Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”.

Në anën tjetër, gazetari Valon Syla ka thënë se sulmi fizik ndaj tij shpërfaq një akt primitiv, i cili sipas tij, vjen nga njerëz primitiv.

(Kosova Sot Online)