Arrestohen katër policë për dhunimin e një të miture

  • A.P /
  • 23 December 2020 - 16:27
Arrestohen katër policë për dhunimin e një të miture

Në Bosnje-Hercegovinë janë arrestuar katër zyrtarë policorë të cilët dyshohen për dhunimin e një vajze të mitur

Sipas mediave lokale, zyrtarët policorë janë arrestuar në rajonin e Bihaqit.

“Siç mësohet jozyrtarisht, policët janë arrestuar në rajonin e Bihaqit”, ka shkruar Klix.ba, ndërkaq është bërë e ditur se zyrtarët policorë janë nga kantoni Una-Sana.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, policia nuk ka dhënë detaje tjera, ndërkaq mediat kanë njoftuar se viktima është 15-vjeçare.

(Kosova Sot Online)