Xhema: Sipas sondazheve PDK ka mundësi të dalë e para në zgjedhje

  • A.P /
  • 23 December 2020 - 17:54
Xhema: Sipas sondazheve PDK ka mundësi të dalë e para në zgjedhje

Bashmir Xhema nga zyra për medie e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se PDK’ja ka mundësi të mëdha që PDK të dalë e para në zgjedhje.

Ai këto deklarime i dha teksa tregoi arsyet përse Partia Demokratike mund të prijë në zgjedhje.

“Nga sondazhet tona, PDK’ja ka një mundësi të jashtëzakonshme për të luftuar dhe për të dalë e para, për disa arsye: Jemi e vetmja parti që nuk shkaktuam kaos në këto 14 muaj. PDK’ja, z. Veseli ka pasur një largpamësi, më 6 tetor ka thënë se PDK’ja do të jetë në opozitë. Verdikti i popullit ishte që të mbesim të tretët. Mendoj që PDK është fituese politike dhe morale në këto 14 muaj”, ka thënë ai.

PDK, përgjatë konferencës së mbajtur sot, e zyrtarizoi emrin e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)