Mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

  • A.P /
  • 23 December 2020 - 18:34
Mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjermani po vazhdon të jetë i lartë.

6 mijë e 756 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në në këtë shtet.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe në Gjermani 156 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e këtij virusi.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjermani ka shkuar në 1 milionë e 563 mijë e 367.

Deri tani në këtë shtet 28 mijë e 397 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Gjermania radhitet e 10 në listë për nga shtetet me më së shumti raste të infektuara.

1 milionë e 136 mijë e 700 persona janë shëruar si pasojë e COVID-19, ndërsa 398 mijë e 270 raste janë ende aktive.

5 mijë e 167 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, në Gjermani 31 milionë e 974 mijë e 158 persona janë testuar për COVID-19.

(Kosova Sot Online)