Hartohet ligji i çuditshëm, kush nuk e përfundon vaktin e porositur në restorant merr gjobë

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 08:21
 Hartohet ligji i çuditshëm, kush nuk e përfundon vaktin e porositur në restorant merr gjobë

Kina ka hartuar një ligj të ri kundër mbetjeve të ushqimit duke i lejuar restoranteve të gjobisin ata klientë që nuk përfundojnë vaktin e porositur.

Restorantet do të kërkojnë pagesa shtesë nga klientët të cilët “gjenerojnë mbeturina të dukshme”.

Legjislacioni i propozuar është pjesë e operacionit “pjatë bosh”, një fushatë e promovuar nga Presidenti Xi për të frenuar mbetjet e ushqimit.

Ndërkohë, sipas një studimi klientët kinezë kanë çuar dëm rreth 17 deri në 18 milionë ton ushqim, mjaftueshëm për të ushqyer 30 deri në 50 milionë njerëz për një vit të tërë.

Qytetarëve u është kërkuar që të porosisin më pak pjata dhe porcione më të vogla gjatë ngrënies jashtë ose porositjes.

Sipas ligjit u jepet e drejta restoranteve të kërkojnë tarifa shtesë për ata që lenë ushqimin në tryezën e tyre.

Por mbetet e paqartë sa do të jetë gjoba.

Gjithashtu, ndalohen kamerierët të “joshin” dhe “mashtrojnë” njerëzit për të porositur më shumë ushqim. Përveç restoranteve, blogerët dhe prodhuesit e videove do të përballen me ndëshkime financiare për krijimin dhe transmetimin e klipeve që promovojnë mbiushqimin.

(Kosova Sot Online)