E pabesueshme: Vendi ku nëse kryhet vrasje mund të mos dënohet askush

  • 24 December 2020 - 08:43
 E pabesueshme: Vendi ku nëse kryhet vrasje mund të mos dënohet askush

Sipas një teorie, ekziston një vend në SHBA. ku mund të vrisni dikë dhe të ecni të lirë.

Ai vend është një tokë prej 50 miljesh në Parkun Kombëtar Yellowstone. Parku përhapet në tre shtete të SHBA, shumica e tij në Wyoming, pjesa kryesore në Montana dhe jugperëndimi në Idaho.

Një përdorues i Tiktok-ut thotë se:

Ka një vend në SH.B.A. ku vrasja është e ligjshme dhe quhet fjalë për fjalë “zona e vdekjes”.

Duke shpjeguar se parku kalon mbi tre shtete, ndërsa shton se në të gjitha procedurat penale në SHBA., juria duhet të jetojë si në shtet ashtu edhe në rrethin në të cilin ndodh krimi.

Me fjalë të tjera, nëse ka ndonjë krim që ndodh në këtë “shirit” të vogël toke, juria duhet të jetojë aty, në mënyrë që të zbardhet ngjarja, gjë që nuk ekziston si mundësi.

Kujtojmë se teoria u nda për herë të parë nga Brian C Kalt, profesor në Kolegjin e Drejtësisë të Universitetit të Shtetit Michigan.

Ai shkroi një letër në të cilën shpjegoi teorinë, duke thënë se kjo mund të thotë që dikush është në gjendje të kryejë një vrasje dhe të shpëtojë.

(Kosova Sot Online)