Hajdutët vjedhin dhe shkatërrojnë shtëpinë e 94-vjeçarit disa ditë para Krishtlindjeve

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 08:57
 Hajdutët vjedhin dhe shkatërrojnë shtëpinë e 94-vjeçarit disa ditë para Krishtlindjeve

Disa hajdutë kanë hyrë në shtëpinë e një gjyshi 94-vjeçar  dhe i kanë vjedhur portofolin, pensioni dhe makinën, vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.

Edwin Green nga Anglia, i njohur si Ted u zgjua rreth orës 5 të mëngjesit dhe pa hajdutët që po i plaçkisnin shtëpinë, në kohën që ai bërtiti, ata u larguan menjëherë.

Vajza e Ted, Sandra Hawkins, 54 vjeç ka publikuar fotot në rrjetet e saj sociale dhe është shprehur se ndihet shumë e zemëruar për këtë incident.

Nipi i tij Jordan Ferri është shprehur se ai edhe pse në një moshë të thyer ka një zemër shumë të madhe dhe përpiqet që t’i ndihmojë njerëzit në nevojë.

“Askush nuk duhet të shkojë në shtrat me frikë, veçanërisht të moshuarit. Unë dyshoj se ai do të jetë përsëri i qetë në shtëpinë e tij”, është shprehur ai.

Në rrjetet sociale është hapur një faqe për të mbledhur fonde për të mbuluar shpenzimet dhe riparimet e shtëpisë. Deri më tani janë mbledhur më shumë se 20,000 paund.

Policia e Durhamit në Angli ka tregur se ata kanë arrestuar katër persona, dy 25-vjeçarë, një 26-vjeçar dhe një 45-vjeçar, që kanë lidhje me vjedhjen.

Një nga inspektorët shprehet: Vjedhja nuk është e pranueshme, por një vjedhje e kryer ndaj një të moshuari të pambrojtur afër Krishtlindjeve është e pashpirt.

(Kosova Sot Online)