Shpërthen zjarri në një kamp imigrantësh në Bosnjë

  • G.G /
  • 24 December 2020 - 09:40
Shpërthen zjarri në një kamp imigrantësh në Bosnjë

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një kamp të përkohshëm për refugjatë në pjesën veriperëndimore të Bosnjës, i cili është kritikuar për mungesë të kushteve themelore të banimit.

Zyrtarët thanë të mërkurën se zjarrin e ndezën personat që më parë kishin banuar në kampin Lipa, që ndodhet afër kufirit me Kroacinë. Në të kaluarën, në këtë kamp kanë qenë të akomoduar 1.200 imigrantë.

Autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë person të lënduar. U planifikua që kampi të mbyllet të mërkurën dhe të vendoset në një vend tjetër, shkruan Free Europe.

Sidoqoftë, zyrtarët thanë se ky veprim është dashur të shtyhet për shkak se kampi është shkatërruar pothuajse tërësisht nga zjarri.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit disa herë e ka shtyrë afatin për mbylljen e kampit Lipa, që ndodhet mes Bihaqit dhe Bosanski Petrovacit.

Bosnja është bërë vend bllokimi për mijëra imigrantë që po shpresojnë të arrijnë në vendin anëtar të BE-së, Kroaci, dhe më pas ta vazhdojnë rrugën drejt shteteve perëndimore.

(Kosova Sot Online)