Gruaja i aderon në partinë rivale, deputeti e kërcënon me divorc

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 09:46
 Gruaja i aderon në partinë rivale, deputeti e kërcënon me divorc

Një ngjarje e pazakonshme po zhvillohet në Indi. Një çift në Bengalin Perëndimor, rajon i këtij shteti, është pranë ndarjes për shkak të bindjeve të tyre politike.

Saumitra Khan, deputet i partisë së kryeministrit Narendra Modi, i dërgoi njoftim për divorc bashkëshortes Sujata Mondal Khan, një ditë pasi ajo iu bashkua partisë që është në pushtet në nivel rajonal.

Gjatë një konference për gazetarë, zonja Khan e bëri të ditur vendimin e saj për t’u larguar nga partia e kryeministrit Modi dhe për këtë veprim përmendi disa arsye, shkruan BBC.

Ajo tha se partia në të cilën ka qenë deri tani nuk ka shfaqur respekt ndaj saj dhe se ka pranuar brenda vetes disa udhëheqës të korruptuar nga partitë rivale, duke u premtuar se do t’i shpërblejë në dëm të anëtarëve besnikë.

Vetëm disa orë më vonë, një një konferencë që gazetarët lokalë e cilësuan si dramatike, burri i saj i kërkoi që ta largonte mbiemrin e tij. “Të lutem mos iu refero vetes si grua e Saumitra Khanit. Po ta jap tërë lirinë që ta përcaktosh fatin tënd politik”, tha ai gjatë kësaj konference.

Një gazetar veteran tha se kjo është një dramë politik që nuk është parë më herët. Që nga dita kur i mbajtën konferencat për gazetarë, çifti i politikanëve ka qenë në qendër të vëmendjes dhe burrë e grua kanë dhënë disa intervista, duke bërë që jeta e tyre personale të përzihet me bindjet politike.

(Kosova Sot Online)