Ndërron jetë Shemsi Halimi, ish-ushtar i UÇK-së i Brigadës 138 “Agim Ramadani”

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 10:12
 Ndërron jetë Shemsi Halimi, ish-ushtar i UÇK-së i Brigadës 138 “Agim Ramadani”

Ka ndërruar jetë Shemsi Halimi, ish-ushtar i UÇK-së i Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga familjarët.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Postimi i plotë:

Ka nderruar jete Shemsi Halimi, bashkeluftetari jone i Brigades 138. “Agim Ramadani”, invalid i luftes.

Varrimi i trupit te te ndjerit do te behet sot, e enjte, 24/12/2020, ne ora 14:00, ne varrezat e deshmoreve, ne Kompleksin Memorial ne Koshare.

Ngushllime Dardanit dhe gjithe familjes Halimi.

(Kosova Sot Online)