Për një ditë Policia e Kosovës shqipton 598 gjoba për mosrepektim të Ligjit COVID-19

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 10:24
Për një ditë Policia e Kosovës shqipton 598 gjoba për mosrepektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit ajo ka shqiptuar gjoba ndaj gjithë atyre që nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Kësisoj Policia e Kosovës për një ditë ka shqiptuar 598 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar edhe 1 mijë e 3 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja mbrojtëse ndaj COVID-19, derisa i është kërkuar edhe Policisë së Kosovës që të bëjnë më shumë kontrolle.

Nga këta të fundit është thënë se janë duke i gjobitur të gjithë ata që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19, derisa janë duke bërë kontrolle edhe në kufi për shkak të ardhjes së një numri të madh të bashkatdhetarëve në vend.

Policia e Kosovës tashmë për çdo ditë po shqipton qindra gjoba ndaj atyre që nuk po respektojnë Ligjin për pandeminë.

(Kosova Sot Online)