Avdullah Hoti lavdëron mjekët: Është e jashtëzakonshme ajo çka keni bërë

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 12:08
 Avdullah Hoti lavdëron mjekët: Është e jashtëzakonshme ajo çka keni bërë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar sot personelin mjekësor për punën e bërë gjatë muajve të pandemisë.

Hoti ka lavdëruar stafin mjekësor për punën e bërë nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

“Mënyra si e keni menaxhu këtë situatë nga shkurti e deri më tash vërtetë është model, nuk po dua ta humbas modestinë, por është bërë një punë e jashtëzakonshme. Në veçanti kur i kemi resurset e kufizuara”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se është në dijeni për telashet që kanë qenë nëpër klinika, duke përmendur mungesën e oksigjenit, shtretërve e barnave, por tha se pavarësisht këtyre problemeve, mjekët kanë bërë punë të jashtëzakonshme.  

“Unë e di për telashet që i keni pasur qe sa muaj për furnizim me oksigjen, ose furnizim me barna, ose me e siguri një shtrat që e ka gypin e oksigjenit, është e jashtëzakonshme ajo që keni bërë që asnjë pacient nuk ka ardhë në situatë që mos me pasë shtrat me e shtri. Ju është dashur të punoni 24 orë, 48 orë, keni fjetur nëpër klinika apo nëpër zyre, duke qenë në krye të detyrës. Nga ky këndvështrim, çdo qytetar ju ka borxh për punën që e keni bërë”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)