Presidenca e Francës thotë se Makroni nuk ka më simptoma të koronavirusit

  • G.G /
  • 24 December 2020 - 12:12
Presidenca e Francës thotë se Makroni nuk ka më simptoma të koronavirusit

Zyra e presidentit francez, Emanuel Makron, ka thënë se ai nuk është duke shfaqur më simptoma të sëmundjes Covid-19.

Politikani 43 vjeç tani mund të dalë nga karantina pasi qëndroi në vetizolim për shtatë ditë afër Pallatit të Versajës, shkruan Reuters.

Ai ka dalë pozitiv në testin për koronavirus më 17 dhjetor, duke bërë që shumë udhëheqës tjerë që kishin kontakt me të të vetizolohen.

Ditë më parë, Makroni ka përjetuar dhimbje koke, kollë të thatë dhe lodhje para se gjendja e tij shëndetësore të përmirësohej të mërkurën.

(Kosova Sot Online)