Ushqimet për Krishtlindje që sjellin fat

  • G.G /
  • 24 December 2020 - 12:33
Ushqimet për Krishtlindje që sjellin fat

Soja

Prej kohësh soja është konsideruar si simbol i pasurisë dhe prosperitetit. Legjenda i ka fillesat në librin e Gjenezës.

Mishi i derrit

I shërbyer në formë proshute ka shije të mirë dhe simbolizon bollëkun

Rrushi

Prej shumë kohës simbol i bollëkut, rrushi është konsideruar dhe si një metaforë e të mirave që kemi dhe e dëshirave të realizuara.

Shega

Në antikitet ishte simbol i fekondimit dhe përveçse për ëmbëlsirat, përdorej dhe si uthull.

Arrat

Janë ushqim tipik i periudhës së Krishtlindjeve dhe e darkave familjare. Sipas një tradite antike janë me fat për ata që duan të martohen, por nëse hahen të shoqëruara me një fetë bukë.

Gështenjat

Lëkura e tyre simbolizon mbrojtjen dhe në antikitet përfaqësonte garancinë për mbijetesë gjatë dimrit.

Speci i kuq

Për shkak të ngjyrës së tij të kuqe, është gjithnjë i lidhur me fatin

Monedha prej çokollate

Çokollata lidhet me bollëkun dhe forma e parave simbolizon luks dhe para. Nuk mund të mungojnë për festa, sidomos për ata që nuk i rezistojnë dot çokollatës.

Lakra

Në Gjermani dhe në Irlandë ngjyra e saj jeshile simbolizon paratë.

(Kosova Sot Online)