Edi Rama: Lufta e Kosovës nuk ka nisur me Vjosa Osmanin presidente dhe Albin Kurtin kryeministër

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 12:44
Edi Rama: Lufta e Kosovës nuk ka nisur me Vjosa Osmanin presidente dhe Albin Kurtin kryeministër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët në Tiranë për rrëzimin e Qeverisë Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ai ka thënë se Qeveria Hoti e ka përfaqësuar Kosovën në raste si ai në Shtëpinë e Bardhë.

Rama para mediave ka thënë se lufta e Kosovës nuk përfundon me Vjosa Osmanin presidente, e as Albin Kurtin kryeministër.

“Nuk e shikoj dhe nuk dua ta shikoj kështu këtë gjë, pasi ajo është qeveria e Kosovës dhe ka përfaqësuar Kosovën dhe nuk ka më zi për një vend sesa përfaqësimi i vet ndërkombëtar të kthehet në politikë të brendshme, sepse vendi bëhet qesharak. Për sa i përket gjenocidit Partia Socialiste dhe Kuvendi ka kaluar 15 rezoluta, dhe Lufta e Kosovës për liri nuk fillon me Vjosa Osmanin presidente në detyrë, as me Albin Kurtin kryeminstër në pritje, as me mua. Më rezulton se parlamenti shqiptar ka dënuar më shumë se një rast, spastrimin etnik, gjenocidin, masakra e të gjitha me radhë. Ky është një rast, ku politika e jashtme shërben si miell për politikën e brenshme dhe ky është gabim, shumë gabim. I ka kushtuar shumë Kosovës, ky mutacion dramatik, përzierja e politikës së jashtme me politikën e brendshme”, ka thënë a

(Kosova Sot Online)