Zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe koalicioni i ri qeverisës zgjidhin krizën presidenciale me kompromise politike

Zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe koalicioni i ri qeverisës zgjidhin krizën presidenciale me kompromise politike
Zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe koalicioni i ri qeverisës zgjidhin krizën presidenciale me kompromise politike

Muhamet Kelmendi

  • 23 December 2020 - 07:38

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Me zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejtë nga populli nuk do të kishim kompromise dhe nuk do të kishim kandidat të kompromiseve për President. Kosovës i duhet një president që del nga populli dhe jo nga kompromiset e partive politike. Ndërsa, çështja e reformës zgjedhore, me vota një (1) për kandidatë dhe me lista të hapura është edhe më e rëndë për tu realizuar. Kjo, për faktin se udhëheqja e partisë me zgjedhjet e tilla nuk e ka kontrollin ndaj deputetit. Aty vijnë deputet më të kualifikuar dhe që i përgjigjen Kuvendit, partisë sipas programit dhe popullit për kërkesën politike të bërë dhe premtimin e dhënë. Këtu është edhe problemi. Me këtë ka mundësi që Kuvendi të jetë shumë më i kualifikuar. Qeveria shumë më profesionale dhe kontrolli i mbretërve të bije shumë ndaj deputetëve dhe qeverisë. Pikërisht këtu është edhe shkaku pse kemi bllokim në këto dy fusha. Dhe, kjo do të vazhdoj tutje, derisa të detyrohen të bëjnë këto ndryshime.

-Zgjedhja e presidentit nga Kuvendi është bërë një çështje shumë e rëndë dhe pa kompromise të thella pothuajse është bërë e pa mundshme zgjedhja. E mira është që të bisedohet çështja midis subjekteve. Ato duhet të jenë të dy apo më shumë palëve. Presidenti me gjendjen e tillë juridiko-kushtetuese zgjidhet duke bërë kompromise të nevojshme.

Në Kosovë e kemi pasur dhe do të kemi sërish koalicion qeverisës, dhe për mua është e natyrshme që koalicioni të deli me kandidatin e vetë. Me siguri edhe partitë tjera parlamentare, mundë ta japin propozimin e tyre, e pse jo, edhe ndonjë grup qytetarësh me nënshkrime, që të paraqesin kandidatët e vetë. Por sidokudo ajo e krijon gjendjen që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe kjo gjendje tani veç është krijuar.

Ndryshe nuk dihet se si. Këtu lypset pajtueshmëria e subjekteve për zgjedhe të reja. Tani më po shihet se Qeveria e ka humbur mandatin dhe dhe kryesuesja e presidentit u detyrua që të ti shpalli zgjedhjet. Ndryshe nuk ecet në zgjedhje. Fakti i bllokimit të ndryshimeve kushtetuese për president dhe të reformës zgjedhore është një çështje shumë domethënëse që po tregon nivelin që e kanë subjektet politike në Kosovë. Nëpërmjet bllokimit doli në sipërfaqe edhe qëllimi i sundimit më të mirë të skenës politike në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".