Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 14:50
 Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një personi me inicialet R.Z, nën akuzën për “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, në tentativë”.

Një gjë të tillë e ka bërë Prokuroria e shtetit, përmes një komunikate të dërguar për medie.

“Prishtinë, 24 dhjetor 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit me inicialet R.Z., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, në tentativë”, nga neni 136 paragrafi 2  lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)