Komunat ku u regjistruan rastet e vdekjeve nga Covid-19

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 15:35
 Komunat ku u regjistruan rastet e vdekjeve nga Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me koronavirus në vend.

Një njoftimin e IKSHPK’së, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1 mijë e 287 mostra, nga të cilat kanë rezultuar 309 raste pozitive, 546 persona janë shëruar, ndërkaq 6 kanë vdekur.

Rastet e vdekjeve janë nga gjashtë komuna, ndërkaq numri i personave të vdekur ka shkuar në 1 mijë e 290.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prishtinë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 49 mijë e 866, nga gjithsej 172 mijë e 52 mostra të testuara.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 38 mijë e 118, derisa raste aktive janë 10 mijë e 478.