Mbi 11 milionë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

  • A.P /
  • 24 December 2020 - 16:41
Mbi 11 milionë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Gjermania po vazhdon të raportoj numër të lartë të rasteve të infektuara me COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë raportuar edhe 11 mijë e 269 raste të reja të infektuara, ndërsa edhe 232 persona kanë gjetur vdekjen nga ky virus.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, Gjermania radhitet e 10-ta në botë për numrin më të madh të rasteve të infektuara.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në këtë shtet ka shkuar në 1 milionë e 599 mijë e 177.

Ndërsa, 29 mijë e 359 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Deri tani 1 milionë e 184 mijë e 400 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 385 mijë e 418 raste janë ende aktive.

5 mijë e 243 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të COVID-19.

Ndërsa deri tani Gjermania ka realizuar 33 milionë e 708 mijë e 381 teste.

Numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 79 milionë e 253 mijë e 882.

1 milionë e 741 mijë e 357 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 55 milionë e 835 mijë e 381 janë shëruar nga ai.

(Kosova Sot Online)