Kandidati për kryeministër: Ferizaj shndrit nën udhëheqjen e PDK-së

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 09:49
 Kandidati për kryeministër: Ferizaj shndrit nën udhëheqjen e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja dhe u.d i kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj ka folur për udhëheqjen në Komunën e Ferizajt.

“Qyteti i Ferizajt shndrit nën udhëheqjen e PDK-së! ë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, derisa ka shpërndarë fotografi të këtij qyteti se si është dekoruar në festat e fundvitit.

Ferizaj udhëhiqet nga nënkryetari i PDK-së, Agim Aliu. Ai tha se synon edhe një mandat si kryetar komune.

(Kosova Sot Online)