Derri vjedh 18 kriklla birre, dehet dhe lufton me një lopë

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 09:54
 Derri vjedh 18 kriklla birre, dehet dhe lufton me një lopë

Në Australi, një derr ka dalë nga kontrolli pasi u fut në një vend kampingu dhe pi shumë birrë.

Pronarët e këtij kampi pretenduan se derri i mori 18 kriklla birrë, shkruan Monitor.

Disa turistë që ishin të pranishëm në këtë kamp thanë se derri gjithashtu ua ka shkatërruar ushqimet.

Për më tepër, derri i dehur i shkatërroi edhe shportat e mbeturinave. Si vepër të fundit si pasojë e dehjes, derri u përlesh edhe me një lopë.

Ndryshe, derrat njihen si kafshë problematike dhe vështirë të kontrollueshme. Atyre u pëlqen të qëndrojnë edhe në baltë apo në puseta.

(Kosova Sot Online)