Vodhën 12 dritare, arrestohen tre të dyshuar nga Policia

  • G.G /
  • 25 December 2020 - 10:29
Vodhën 12 dritare, arrestohen tre të dyshuar nga Policia

Policia e Kosovë ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e 12 dritareve, në fshatin Vitromiricë të Pejës.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 23.12.2020, ka pranuar një informacion se në fshatin Vitomiricë- Pejë, ka ndodhur një rast Vjedhje e Rëndë. Sipas ankuesit iu janë vjedhur dymbëdhjetë (12) dritare në vlerë prej një mijë e dyqind (1200) euro”, thuhet në njoftim.

Pas hetimeve, policia njofton se ka identifikuar dhe më pas ka arrestuar edhe tr të dyshuar lidhur me rastin.

“Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore në datën e njëjtë, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarit:

J.F.                       lindur me 1994      

F.L.                       lindur me 1987

S.B.                       lindur me 1992

Të dyshuarit 1 dhe 2, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohen për 48- orë,ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregult

Dritaret e vjedhur pas konfiskimit iu janë kthyer pronarit legjitim”, ka njoftuar PK-ja.

(Kosova Sot Online)