Një person arrestohet në mes të rrugës në Prishtinë

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 12:07
Një person arrestohet në mes të rrugës në Prishtinë

Një person është arrestuar në mes të rrugës në Prishtinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth një orë më parë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Një lexues i medias ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet personi i arrestuar. Ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja e arrestimit të tij.

Media ka tentuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë përgjigje.

(Kosova Sot Online)