Gjuajtje me armë në Prishtinë, të përfshirë dy persona

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 15:22
 Gjuajtje me armë në Prishtinë, të përfshirë dy persona

Sot ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci e që njoftoi se në këtë ngjarje janë përfshirë dy persona.

“Rreth orë 13:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që një përleshje fizike mes dy personave ka rezultuar edhe me shkrepje arme”, ka konfirmuar ai.

Borovci bëri të ditur që policia ka sekuestruar armën që është përdorur në rast.

“Në vendin e ngjarjes polica ka sekuestruar një revole që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)