Biçikleta e vjetër më shumë se një shekull ndodhet në Gjakovë!

  • A.P /
  • 25 December 2020 - 20:30
Biçikleta e vjetër më shumë se një shekull ndodhet në Gjakovë!

Biçikletën e ka të vendosur sipër derës së hyrjes. Por, Hysen Babalija atë nuk e shfrytëzon asnjëherë, ani pse nuk është e dëmtuar. 57 vjeçari i cili është edhe pronar i këtij lokali e ruan këtë biçikletë me shumë dashuri, sepse thotë se është e vjetër më shumë se 108 vjet.

Babalija i cili është nga Gjakova, tregon se këtë biçikletë e ka përdorur vetëm dy herë. Qebaptorja që ekziston që nga viti 2003, ka edhe shumë gjësende të vjetra.

Babalija është i pasionuar pas gjërave antike dhe pohon se filluan t’i pëlqejnë prej momentit kur e kishte marrë një dhuratë të vogël nga shoku i tij.

(Kosova Sot Online)