
Lexoni edhe:
PDK: LDK’ja dështoi njëjtë si VV’ja në mbrojtjen e sovranitetit të vendit
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci deklaroi se mundësia e vetme e VV’së për bashkëpunim është subjekti i Vjosa Osmanit.
Sipas saj, koalicionet në të kaluarën janë bërë për aryse se “subjektet politike me çdo kusht kanë dashur të jenë në pushtet”.
PDK: LDK’ja dështoi njëjtë si VV’ja në mbrojtjen e sovranitetit të vendit
Lexoni edhe:
“Ne jemi të bindur që VV jo vetëm që do të jetë fituese e zgjedhjeve por do të jemi dukshëm përpara të tjerëve. Do të kemi një shumicë të konsoliduar”, tha Nagavci,
“Në situatën në të cilën jemi, preferencat tona, apo mundësitë që i kemi para vetës është bashkëpunimi eventual me Vjosa Osmanin”, shtoi ajo.
“Për çdo bashkëpunim tjetër, me cilindi subjekt tjetër, përfshirë subjektet që kanë qeverisur nuk i kemi diskutuar asnjëherë dhe unë nuk besoj që kemi nevojë për ta diskutuar”, theksoi Nagavci.
(Kosova Sot Online)