Raporti 24 orësh: 270 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 15:04
Raporti 24 orësh: 270 raste të reja  me COVID-19 dhe 7 viktima

Konfirmohen 270 raste të reja me koronavirus si dhe 7 viktima gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 270 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)