Albena Reshitaj për Ramush Haradinajn: Falë tij e kemi Ushtrinë

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 17:54
 Albena Reshitaj për Ramush Haradinajn: Falë tij e kemi Ushtrinë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh  edhe nënkryetarja e kësaj partie, Albena Reshitaj, në një intervistë live të publikuar në faqen e AAK-së në Facebook, ka thënë se ndërtimi i shtyllave kryesore të shtetit të Kosovës është bërë në kohën e qeverisë Haradinaj.

“Shtyllat e një zhvillimi të një shteti janë, siguria, shëndetësia, ekonomia dhe arsimi. Prandaj, i gjithë kontributi i kryetarit të AAK-së është i veçantë në sigurinë e shtetit. Falë ti kemi formimin e Ushtrisë së Kosovës, në fushën e ekonomisë, Haradinaj e ka arritur një gjigant siç është Trepça, gjithashtu ka bërë pavarësimin energjetik”, theksoi Reshitaj .

Ajo tha se Ramush Haradinaj garanton siguri dhe unitet politik. Sipas saj kjo garë për president duhet të shihet nga një prizmë logjik, të ketë një qasje të matur dhe të drejtuar nga arsyeja e logjikës e jo nga inatet.

“Figura e Haradinajt është me një bagazh të madh kombëtar në shërbim të qytetarëve të vendit. Kush më shumë se z. Haradinaj di si të mbrojë interesat e vendit dhe si të bashkëpunojë me faktorët ndërkombëtarë”,  tha ndër tjerash Reshitaj në këtë intervistë.

(Kosova Sot Online)