Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorin në “zebra”

  • A.P /
  • 27 December 2020 - 09:09
Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorin në “zebra”

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veture.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në “Rrugën e Shkupit” në Prishtinë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Viktima është goditur nga vetura derisa ka qenë duke ecur në vendkalimin për këmbësorë.

Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë nga ana e shoferit. Ndërkohë viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.  

“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore dhe ngasës mashkull  kosovar . Deri te aksidenti kishte ardhur nga pakujdesia e ngasësit me ç’rast në vendkalim të këmbësorëve godet këmbësorin/viktimën mashkull  kosovar dhe si pasojë e aksidentit viktima pëson lëndime për çka edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin në QKUK-Prishtinë dhe më pas është liruar për në shtëpi”, ka bërë të ditur Policia.

(Kosova Sot Online)