Gashi: Nesër secili deputet duhet të vendosë përtej interesit politik

  • A.P /
  • 27 December 2020 - 16:30
 Gashi: Nesër secili deputet duhet të vendosë përtej interesit politik

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se në seancën e nesërme për Buxhetin votohet për stabilitet financiar të vendit dhe jo për ligj të qeverisë.

Gashi ka thënë se është përgjegjësi e secilit deputet që përtej interesit politik të vendos për stabilitetin ekonomik të vendit.

“Nesër në ora 11:00 është në procedurë Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare shumë me interes për Kosoven.  Keto ligje tashmë nuk janë ligje për një qeveri apo për një koalicion qeverisës; nesër votohet për stabilitetin financiar të vendit. Është përgjegjësi e secilit deputet dhe grup parlamentar që përtej interesit politik ditor, ta vendos stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit”, ka shkruar shefi i deputetëve të LDK’së.

(Kosova Sot Online)