Zyrtari i LDK-së: Do t’i marrim mbi 60 deputetë!

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 09:14
Zyrtari i LDK-së: Do t’i marrim mbi 60 deputetë!

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarëve të LVV-së se mund të dalin me më shumë se 60 deputetë në zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook thotë se vetëm presidenti serb Aleksandër Vuciq dhe presidenti turk, Tayip Erogan e kontrollojnë 2/3 e parlamentit.

Ai thotë se një tendencë e tillë që edhe në Kosovë të krijohet kjo klimë është tendencë autokratike që të kopjohet modeli serbo-turk.

(Kosova Sot Online)