Varianti i ri i koronavirusit, Fauci: Nuk është aq i frikshëm

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 12:29
Varianti i ri i koronavirusit, Fauci: Nuk është aq i frikshëm

Varianti i ri i koronavirusit nuk është aq i frikshëm sa mendohet. Këtë e deklaroi eksperti i lartë për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci.

Sipas tij, është mëse normale të ndodhë një mutacion i virusit sa herë që ai bie në kontakt me një ambient të ri.

Fauci tha se zyrtarët britanikë dhe amerikanë po studiojnë nëse ky variant i ri i bën njerëzit më të sëmurë dhe tani rezulton të mos jetë kështu.

Ai shtoi se me siguri vaksinat e mbulojnë edhe mbrojtjen nga ky variant i ri i koronavirusit.

(Kosova Sot Online)