Gani Geci për Valon Sylën, thotë se rrahja i erdhi prej Perëndisë

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 13:19
Gani Geci për Valon Sylën, thotë se rrahja i erdhi prej Perëndisë

Gani Geci i LDK-së e ka publikuar një video fyese për gazetarin Valon Syla pak ditë pasi që ai është sulmuar fizikisht në mes të Prishtinës.

Në këtë video që e ka publikuar Geci dëgjohen edhe disa shprehje fyese ndaj Sylës.

Ai gjithashtu ka pasur edhe një porosi për Sylën.

“Dëgjojeni deri ne fund: Këtë e lype prej Ganis e te ka ardhur prej Perendisë! Besoni ose Jo, shumë kush e ka lyp prej Ganis e i ka ardhë prej Perendisë”, ka shkruar ai.

Syla dhe Geci kishin pasur përplasje edhe ditë më parë përmes rrjeteve sociale.

(Kosova Sot Online)