Avdullah Hoti: Ndriçimin e fatit të të pagjeturve e kemi vendosur prioritet

  • E.K /
  • 28 December 2020 - 18:11
Avdullah Hoti: Ndriçimin e fatit të të pagjeturve e kemi vendosur prioritet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ndriçimi i fatit të të pagjeturve është prioritet.

Hoti ka shkruar në Facebook se bashkë me ndërkombëtarët, këtë vit është bërë e pamundura për çështjen e të pagjeturve.

“Ndriçimin e fatit të të pagjeturve e kemi vendosur prioritet. Bashkë me ndihmën e çmuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë, gjatë këtij viti kemi bërë të pamundurën për çështjen e të pagjeturve”, ka shkruar Hoti,

Këto deklarata Hoti i dha pas një vizite në Krushë të Madhe.

(Kosova Sot Online)