AAK e përkrahu rritjen e buxhetit në Skënderaj, Bekim Jashari i drejtohet Haradinajt: Falemnderit Gjeneral

  • E.K /
  • 28 December 2020 - 19:16
 AAK e përkrahu rritjen e buxhetit në Skënderaj, Bekim Jashari i drejtohet Haradinajt: Falemnderit Gjeneral

Grupi Parlamentar i AAK-së e ka përkrahur idenë e Bekim Jasharit për rritjet buxhetore në komunën e Skënderajit.

“Grupi Parlamentar i AAK-së do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për amandamentin që ka te bëjë me rritjet buxhetore për këtë komunë” thuhet në vendimin e AAK-së”, ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj në vendimin që ka publikuar në FB.

Ndërsa, Jashari ka falënderuar Haradinajn për këtë përkrahje, përmes një komenti.

 “Faleminderit shumë i nderuar Gjeneral Daut Haradinaj

Faleminderit

Grupi Parlamentar i AAK-së për përkrahjen

Faleminderit të gjithë Deputetve qe nesër do mbeshtesin kërkesat e qytetarve te Skenderajt.

Me respekt B. J”, ka shkruar kryetari i Skenderajt.

Ndryshe, ky i fundit, përmes një statusi ka kërkuar nga deputetët që nesër përmes amendamentimit t’i fusin në buxhetin e vitit 2021 projektet e komunës që udhëheq ai, pasi që sipas tij këtë përkrahje s’e mori nga ministrat.

(Kosova Sot Online)