Këto janë përqindjet e LDK’së nëpër të gjitha zgjedhjet në Kosovë

  • E.K /
  • 28 December 2020 - 21:17
 Këto janë përqindjet e LDK’së nëpër të gjitha zgjedhjet në Kosovë

Në një emision po diskutohet për betejën e LDK’së në zgjedhjet e këtij viti.

Në emision është shfaqur edhe grafiku i rezutlatit të zgjedhjeve të LDK’së ndër vite. Në vitin 2001 kjo parti arriti kulmin duke marrë më shumë se 350 mijë vota.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje pasi cilësoi si jolegjitime votën e deputetit Etem Arifi. Kushtetuesja ende nuk e ka publikuar vendimin e plotë por që partitë vetëm se kanë filluar me parafushata.

Analistët  pajtohen se për LDK’në këto zgjedhje kanë ardhur në momentin më të papërshtatshëm ndërkohë që ka përçarje në parti dhe ish-kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani ka thënë se do të fillojë një iniciativë të re qytetare.

(Kosova Sot Online)