E bën policin për spital, arrestohet një person në Prishtinë

  • G.G /
  • 29 December 2020 - 10:27
E bën policin për spital, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që arrestuar një të dyshuar për sulm ndaj një zyrtari policor.

Sipas policisë, pas sulmit zyrtari policor ka përfunduar në spital.

“Prishtinë 28.12.2020-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar dhe sulmuar  zyrtaret policor gjatë detyrës. Njëri nga zyrtaret policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. 

(Kosova Sot Online)