Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë, hajnat vjedhin para e stoli ari

  • G.G /
  • 29 December 2020 - 10:42
Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë, hajnat vjedhin para e stoli ari

Policia njofton për një vjedhje të rëndë të ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi në të cilën kanë vjedhur para e stoli ari.

Policia po e heton rastin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Fushë Kosovë 28.12.2020-17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tije dhe kanë vjedhë para dhe stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar. 

(Kosova Sot Online)