Në Gjakovë bastisen dy lokacione gjenden dhe konfiskohen armë

  • G.G /
  • 29 December 2020 - 10:46
Në Gjakovë bastisen dy lokacione gjenden dhe konfiskohen armë

Policia në Gjakovë ka bastisur dy lokacione në të cilat ka gjetur dhe konfiskuar pesë armë.

Rasti ka ndodhur të hënën, ndërkaq janë konfiskuar një AK 47, pushkë gjuetie, revole e sasi municioni.

Rastin për express e ka konfirmuar edhe Policia e Gjakovës.

“Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, më datë 28.12.2020  në një operacion bastisje në dy lokacione kanë konfiskuar 5 armë të ndryshme si : armë automatike AK 47, pushkë gjuetie, 3 revole dhe një sasi municioni të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, ka deklaruar Policia.

Lidhur me këto raste dy persona janë arrestuar dhe pas intervistimit, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)