Pamje që ngjallin kujtime: Refugjatët në Bosnjë përballen me dimrin e acartë

  • G.G /
  • 29 December 2020 - 10:57
Pamje që ngjallin kujtime: Refugjatët në Bosnjë përballen me dimrin e acartë

Disa fotografi prekëse të refugjatëve në Bosnjë janë publikuar nga Radio Kosova e Lirë. Përpos kushteve jo të mira në kampe, ata tani përballen edhe me dimrin që ka sjellur borë e temperaturë të ulët.

Qindra refugjatë në një kamp një Bosnjën veriperëndimore kanë mbetur pa strehë pas djegies së një pjesë të madhe të kampit më 23 dhjetor, ditën kur ishte parashikuar mbyllja e përkohshme e tij.

Që nga ajo ditë, pas shpërthimit të zjarrit në kampin “Lipa”, zyrtarët boshnjakë ende nuk janë pajtuar se ku t’i vendosin refugjatët, shkruan Free Europe.

Në ndihmë u doli Kryqi i Kuq, që të hënën u shpërndau doreza, kapela dhe çorapë rreth 800 imigrantëve dhe refugjatëve në këtë kamp. Atyre iu ofrua edhe nga një shujtë e nxehtë.Rreth 10.000 imigrantë nga Lindja e Mesme, pjesë të tjera të Azisë dhe Afrika Veriore kanë ngecur në Bosnjë, duke shpresuar se do të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Bosnjën se imigrantët përballen me motin e ftohtë dhe u ka bërë thirrje zyrtarëve të këtij shteti që të marrin masa për akomodimin e refugjatëve.

(Kosova Sot Online)