FSSHK kërkon që në Buxhetin e vitit 2021 të përfshihen shtesat e punëtorëve shëndetësorë

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 11:25
 FSSHK kërkon që në Buxhetin e vitit 2021 të përfshihen shtesat e punëtorëve shëndetësorë

Nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, është kërkuar sot që në lexim të tytë të Projekt Buxhetit për vitin 2021 të përfshihen shtesat për punëtorët shëndetësorë.

Nga kjo Federatë është thënë se mosmiratimi i shtesave të bazuara në Ligj do të mbetet përgjegjësi e të gjithë deputetëve.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur me datë 28.12.2020 ka marr Vendim që ti adresohet të gjitha grupeve parlamentare të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës me kërkesë që në leximin e dytë të Projektbuxhetit për vitin 2021 të përfshihen SHTESAT mbi pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe lufitimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e republikës së Kosovës, shtesa këto të cilat deri më tani i kanë gëzuar punëtorët shëndetësor të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë punuar pa rreshtur edhe përkundër humbjes së betejës së shumë prej tyre.

Këshilli Drejtues bën apel tek Grupet Parlamentare që ti lën anash interesat e ngushta dhe njëherë të bëhen bashk për PUNËTORËT SHËNDETËSOR duke miratuar me buxhet SHTESAT të cilat do të vlejnë deri në përfundimin e Pandemisë COVID-19 respektivisht miratimit të Ligjit për Pagat në sektorin Publik.

Mos miratimi SHTESAVE të bazuara në Ligj mbetet përgjegjësi e të gjithë deputetëve pa dallim partie.

Apel i fundit mos i dëmtoni punëtorët shëndetësor, nuk kërkojmë lëmoshë por dinjitet dhe mirëqenie.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së

(Kosova Sot Online)