Të akuzuarit nga Specialja kërkojnë ndihmë financiare nga shteti, këtë javë transferohen mjetet

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 12:21
 Të akuzuarit nga Specialja kërkojnë ndihmë financiare nga shteti, këtë javë transferohen mjetet

Në Ministrinë e Drejtësisë kanë pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare nga të akuzuarit e Speciales.

Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për media, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

Ai ka thënë se së shpejti do të bëhet adresimi i kërkesave dhe transferimi i mjeteve.

“Kisha qenë i rezervuar… Kemi pranuar disa kërkesa. Shpresoj që gjatë kësaj jave kërkesat do te adresohen dhe të bëhet transferimi i mjeteve”, ka thënë Selimi.

Pas arrestimit nga Specialja, për krime të luftës janë duke u akuzuar ish-presidenti i vendit, Hashim Thaci, ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, deputeti Rexhep Selimi e ish-kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi.

Për Thacin dhe Veselin tashmë janë hapur fonde ku është kërkuar mbështetje finaciare.

Nga Haga janë arrestuar edhe Salih Mustafa, e krerët e organizatës së veteranëve, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

(Kosova Sot Online)