Vlora Çitaku reagon pas dorëheqjes së Gent Cakajt

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 14:39
 Vlora Çitaku reagon pas dorëheqjes së Gent Cakajt

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga pozita e ministrit të Integrimeve Evropiane dhe Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Çitaku e ka publikuar një fotografi me të, ku e ka falenderuar Cakajn.

Faleminderit për shërbimin, Gent”, ka shkruar Çitaku.

Cakaj ia ka paraqitur sot kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dorëheqjen. Ai e ka falendëruar Ramën për bashkëpunimin, derisa nuk i ka bërë të ditura arsyet e largimit dhe s’ka treguar se ku do ta vazhdojë angazhimin e tij politik.

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157483877372414

(Kosova Sot Online)