Rreth 82 milionë të infektuar me koronavirus në botë

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 14:58
 Rreth 82 milionë të infektuar me koronavirus në botë

Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë raportohet të shkuar në 81 milionë e 809 mijë e 903.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, 1 milionë e 784 mijë e 519 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 57 milionë e 944 mijë e 216 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 19 milionë e 781 mijë e 718 raste, pastaj India me 10 milionë e 224 mijë e 797 raste, Brazili me 7 milionë e 506 mijë e 890 raste, Rusia me 3 milionë e 105 mijë e 37 raste dhe Franca me 2 milionë e 562 mijë e 646 raste.

22 milionë e 81 mijë e 168 raste thuhet të jenë aktive me këtë virus, 105 mijë e 736 nga të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë që së fundmi BE ka miratuar vaksinën kundër COVID-19.

Me këtë rast shumë shtete, përfshirë edhe ato të rajonit janë furnizuar me të.

(Kosova Sot Online)