Këto janë komunat me 109 rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 15:16
Këto janë komunat me 109 rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 8 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 24 raste të reja të infektuara.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 744 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 109 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

 Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.

Numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)