Shtyhet seanca e Kuvendit për miratimin e Projektligjit për buxhetin e vitit të ri

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 16:03
 Shtyhet seanca e Kuvendit për miratimin e Projektligjit për buxhetin e vitit të ri

Kuvendi i Kosovës sot do të shqyrtojë në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

Seanca ishte paraparë të fillojë në ora 14:00, por kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se seanca është shtyrë për në orën 17:00.

Kjo për shkak që raporti lidhur me rekomandimet e amandamenteve nuk është gati.

Projektligji për Buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro.

(Kosova Sot Online)