
Lexoni edhe:
Prapaskenat e shkarkimit të shefit të AKI-së nga Hoti e Osmani
Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë parë në afërsi të një shkolle në kryeqytet, ku një police prezente shihet duke e goditur një vajzë.
Në video shihet se polici tjetër vetëm qëndron duke e shikuar kolegen.
Nuk dihet se për çfarë arsye janë ndaluar vajzat, e as arsyeja e reagimit të tillë nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Prapaskenat e shkarkimit të shefit të AKI-së nga Hoti e Osmani
Lexoni edhe:
Gjithashtu në video shihen edhe kalimtarë të rastit të cilët nuk reagojnë, ndërkaq policja vazhdimisht dëgjohet duke bërtitur, “Ti mu lopë a?”, thotë policja disa here.
Për veprimet e polices Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar grumbullimin e informacioneve.
“Inspektorati Policor i Kosovës pas publikimit të videos në fjalë ka filluar të grumbullojë informata lidhur me këtë rast. Veprimet tjera do të ndërmirren në përputhje me misionin ligjor të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.
(Kosova Sot Online)