Molliqaj: Vetëvendosje e votoi buxhetin veç pse zgjedhjet janë afër

  • A.P /
  • 29 December 2020 - 21:01
Molliqaj: Vetëvendosje e votoi buxhetin veç pse zgjedhjet janë afër

Anëtari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka komentuar iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2021 në lexim të dytë, përgjatë seancës së mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Molliqaj, ka deklaruar se Vetëvendosje e ka shfrytëzuar votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm për poena politik, pa e rishikuar atë.

“Po të mos kishte shpalle të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese, Vetëvendosje nuk do të votonte buxhetin edhe sikur të kishte nevojë jetike. Ata nuk e kanë problem nëse buxheti është nda drejtë ose jo. Në momentin që kuptuan që mund të ketë edhe një troh përfitimi, atëherë u kthye në taktikë të tyre për përfitim”, ka deklaruar ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 85 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, kanë votuar Projektbuxhetin e vitit 2021 në seancën e mbajtur sot.

Pjesë e votimit ishin edhe deputetët nga opozita, respektivisht përfaqësuesit në Kuvend të PDK’së dhe Vetëvendosjes. 

(Kosova Sot Online)