Peshkim në akull, nxirren 450 mijë kg peshk në vetëm 11 ditë

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 09:13
Peshkim në akull, nxirren 450 mijë kg peshk në vetëm 11 ditë

Katër ekipe peshkimi në akull në liqenin Chagan në verilindje të Kinës, kanë nxjerrë 450 mijë kilogramë peshk që prej 18 dhjetorit. Pjesën më të madhe të asaj sasie e kanë shitur.

Ekipet peshkuese përshpejtuan punën e tyre në futjen dhe tërheqjen e rrjetave nga uji, ndërsa përballen me motin ekstrem të ftohtë dhe me erën e fortë.

Temperaturat në liqenin Chagan shkojnë aktualisht deri në minus 26 gradë Celsius.Ai është një ndër 10 liqenet e Kinës me ujë të freskët dhe ka një ekosistem shumë të përzierë me një sërë lloje peshqish.

Fundi i dhjetorit, deri në festivalin pranveror kinez, që zakonisht ndodh në janar ose shkurt, është sezoni më i mirë për peshkim masiv në ujërat e Chagan. Tradita e lashtë e peshkimit konsiston në futjen e rrjetave në të çarat e akullit dhe më pas tërhiqen me kuaj. Kjo traditë daton që nga kohë prehistorike dhe lulëzoi në dinastinë Liao dhe atë Jin mes viteve 916–1125.

Sasia e peshkut magazinohet në një vend të hapur ku zakonisht ka ujë, por në këtë periudhë ai ujë është i ngrirë. Kjo garanton një mjedis të mirë për ruajtjen e peshkut në gjendje të freskët. Dhjetëra mijëra peshq shiten në këto pika magazinimi, por çdo vit rreth 80% e sasisë shitet online me porosi nga e gjithë Kina.

(Kosova Sot Online )