Piu 5 litra ujë për t’u shëruar nga Covid-19, i riu në prag të vdekjes

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 10:10
Piu 5 litra ujë për t’u shëruar nga Covid-19, i riu në prag të vdekjes

Një burrë ishte në prag të vdekjes, pasi konsumoi 5 litra ujë në ditë duke menduar se në këtë mënyrë do të shëronte simptomat e tij të koronavirusit.

Luke Williamson, nga Bristol i Britanisë besoi se ishte i infektuar me Covid-19 dhe mendoi se do të ndihmonte dyfishimi i marrjes së rekomanduar ditore të ujit.

Sidoqoftë, ai konsumoi më tepër se dy litrat e rekomanduara dhe nivelet e natriumit të trupit të tij u bënë aq të ulëta saqë 34-vjeçari humbi ndjenjat. 34-vjeçari tha se falë gruas së tij vazhdon të jetë ende gjallë.

Më konkretisht ai është shprehur se:

Po të mos ishte ajo, unë nuk do të isha këtu. Ajo qëndroi e qetë dhe thirri ambulancën dhe u ulë në dysheme me mua pas derës. Gruaja e tij me të cilën ka 4 fëmijë tha se ambulanca u vonua dhe Luka kishte 20 minuta në tokë, por falë personelit të spitalit, 34-vjeçari tashmë është kthyer gëzon shëndet të plotë.

(Kosova Sot Online)